Dhunoi bashkëshorten dhe tentoi të godiste me sëpatë djalin e mitur, arrestohet 49-vjeçari në Elbasan
Një rast i rëndë ka ndodhur në Elbasan ku një 49- vjeçar ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe ka tentuar të godasë me sëpatë djalin e tyre të mitur.
Policia njofton se ka qenë ndërhyrja e forcave të rendit që ka ndaluar përshkallëzimin e situatës, ndërsa është kryer edhe arrestimi i 49-vjeçarit Shkëlqim Vaska.
Njoftimi:
Ndërhyrja e shpejtë dhe veprimet profesionale të shërbimeve të Policisë parandalojnë përshkallëzimin e dhunës në një familje, në fshatin Godolesh.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit për një rast të dhunës në familje, në fshatin Godolesh, kanë ndërhyrë menjëherë me qëllim për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Shkëlqim Vaska, 49 vjeç, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe ka tentuar të godasë me sëpatë djalin e tyre 10 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Fraksion.com