AktualitetPolitikëTë fundit

Balla: Zgjedhjet në Kosovë, një proces model

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla vlerësoi sot procesin zgjedhor në Kosovë.

Në seancën plenare në Kuvend, Balla i dërgoi popullit të Kosovës një përshëndetje për cilësinë e shkëlqyer të zgjedhjeve.

“Mendoj që të paktën për këtë çështje të kemi dakordësi me ju”, iu drejtua Balla deputetëve të opozitës.

Balla u shpreh se, “Kuvendi duhet t’i dërgojë përshëndetje popullit të Kosovës në radhë të parë partive politike, institucioneve të Kosovës, policisë së Kosovës dhe të gjitha institucioneve të tjera të përfshirë në një proces model, sikurse e tha në fakt edhe Bashkimi Evropian në deklaratën e zëdhënëses të Politikës së Jashtme”.

Fraksion.com