AktualitetPolitikëTë fundit

“Arrestuat Veliajn se paska favorizuar ndërtuesit”, Berisha akuza të forta në Kuvend: Ai që ndërtoi pallatin e Linda Ramës ka marrë 110 mln euro tendera

Kreu i PD Sali Berisha nga foltorja e parlamentit ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe bashkëshortes së tij Linda Rama.

Berisha theksoi se Rama duhet të japë dorëheqjen dhe vendi të shkojë në zgjedhje. Berisha u shpreh në parlament se ai që ndërtoi pallatin e Linda Ramës ka marrë 110 mln euro tendera. Sipas tij, baxhanaku i kryeministrit me mandat arresti ka marrë dhjetëra milionë euro tendera pa garë. Berisha akuzoi edhe Linda Ramën se është marrë me tenderat e AKSH-it

Berisha: Arrestoni Erion Veliajn se i paska bërë favore këtij apo atij ndërtuesi po Edi Rama e dini çfarë favoresh i ka bërë atij që ka ndërtuar vilat dhe pallatin pajë të Linda Ramës ka marrë 100 mln euro tendera nga Edi Rama dhe zyrat e tij.

E dini ju që baxhanaku i Edi Ramës me mandat arresti ka marrë dhjetëra milionë euro tendera pa garë. E dini ju që Linda Rama është regjistruar duke u marrë me tenderat e AKSH dhe kunatit.

 

Fraksion.com