AktualitetPolitikëTë fundit

Vizita në Itali, Berisha takim me përfaqësues të Forza Italia: Diskutuam për bashkëpunimin e ngushtë mes partive tona

Kreu i PD, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Forza Italia, Paolo Barelli, Presidentin e Senatorëve, Maurizio Gasparri, si dhe deputetët Alessandro Battilocchio dhe Erica Mazzetti gjatë vizitës së tij në Itali.

Në takimin e zhvilluar, Berisha u shpreh se ata diskutuan për bashkëpunimin shumëvjeçar dhe miqësor midis forcave politike të dy vendeve dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.

Po ashtu, Berisha shkroi se informoi miqtë e tij për zhvillimet më të fundit në Shqipëri, ndërsa ata shprehën mbështetje të plotë ndaj Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare.

“Takim i përzemërt me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Forza Italia, Paolo Barelli, Presidentin e Senatorëve, Maurizio Gasparri, si dhe deputetët e kësaj partie, Alessandro Battilocchio dhe Erica Mazzetti.

Gjatë këtij takimi diskutuam gjerësisht për bashkëpunimin e ngushtë dhe miqësor shumëvjeçar midis dy forcave tona politike dhe dy vendeve tona, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi. Gjithashtu, i informuam miqtë tanë për zhvillimet më të fundit në Shqipëri. Miqtë na siguruan për mbështetjen e tyre të plotë ndaj Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare.
Takimi ishte i hapur dhe miqësor”, shkroi ai në Facebook.

 

Fraksion.com