AktualitetPolitikëTë fundit

“Tentuan të na asgjësonin, por ne e dinim ç’ishte një Shqipëri pa opozitë”, Berisha: Fitorja e Trump, mrekulli hyjnore! I ndaloi Blinkenit hyrjen në ndërtesat federative

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se fitorja e presidentit të ri të SHBA Donald Trump, është një ngjarje aq njerëzore sa edhe hyjnore.

Më tej, ai u ndal tek lufta që u bë sipas tij për asgjësimin e opozitës, nga ana e mazhorancës në pushtet.

“U përpoqën të na shfarosnin përdorën pushtetin për një Shqipëri pa opozitë,. Ne qëndruam. E dinim se Shqipëria pa opozitë nuk duhet të ekzistojë, e kishim provuar çdo të thoshte Shqipëria pa opozitë.
Ndaj nuk u dorëzuam.
Me besim të madh shkojmë drejt fitores. Duhet të pranojmë ka gjëra tokësore dhe hyjnore ,. Dy mrekulli sa tokësorë dhe hyjnore ndodhën, e para ishte fitorja e Trump. Një mik i imi që ka një radio të nesërm e kësaj fitoreje, shkroi se mrekullia për Amerikën ndodhi, iu përgjigja se mrekullia për tërë botën ndodhi.
Blinkenit ia ka ndaluar Trump dje të futet në çdo ndërtesë federative. I pabesë! Organizoi kurthe e letra për të mashtruar kombin e tij.
Mrekullia e dytë ishte vota e diasporës”, tha ai.

Fraksion.com