Sfida Partizani-Tirana, plagoset me mjete të forta një punonjës policie
Një punonjës policie mbeti i plagodur sot nga tifozët në stadiumin “Arena e Demave”, në Tufinë, Tiranë, në nisje të sfidës Partizani-Tirana.
Policia e Tiranës bën të ditur se punonjës i policisë është goditur me sende të forta dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.
“Gjatë hyrjes në stadiumin “Arena e Demave”, Tufinë, të tifozëve dhe sportdashësve për të ndjekur ndeshjen e futbollit Partizani-Tirana, është goditur me sende të forta një punonjës policie, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore”, informoi Policia.
Policia e Tiranës po ashtu bën të ditur se janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit dy shtetas (tifozë të skuadrës së futbollit Partizani), për akte të dhunshme para dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes.
Fraksion.com