Mbyllja e qendrave të votimeve në Kosovë, KQZ: Kanë votuar rreth 642 mijë persona
Deri në këto momente, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 74 për qind të qendrave të votimeve apo 1890 nga 2533.
Sipas të dhënave në faqen zyrtare, nga 1 milionë e 970 mijë e 944 persona me të drejtë vote, kanë votuar 642 mijë e 838 apo 32.62 për qind.
Sakaq, Exit Pollet e para nga mediat në Kosovë kanë treguar Lëvizjen Vetëvendosje me rezultatin 40 për qind, apo nën këtë shifër.
Opozita në anën tjetër, ka shënuar rritje nga zgjedhjet e vitit 2021.
Fraksion.com