“Pse hesht Dumani?”, Meta mesazh nga burgu në protestën e opozitës: SPAK, inkuizitor dhe pengmarrës!
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një mesazh nga burgu në protestën e opozitës që po mbahet sot para Kryeministrisë.
Si shpjegohet që ka 2 vite që nuk e thërret njëherë Edi Ramën ta pyesi për McGonigalin edhe pse emri i tij del dhjetëra herë në procesin e McGonigalit dhe këtë e di e gjithë bota.
Si shpjegohet që një ish-zyrtar i LSI-së, i cili ka firmosur për lobimet e ka qenë përgjegjës për financat, hyn te Dumani si opozitar e del nga Dumani si rilindas, e bën fushatë për Edi Ramën, ndërsa unë mbahem në burg për firmat e tij. Se ky është SPAK-u, inkuinzitor për opozitarët e pashantazhueshëm dhe patriotë, pengmarrës për ata që kanë gëlltitur një lugë çorbë të prishur, të cilët i konverton në shërbërtorë të “Rilindjes” dhe garant i pandëshkueshmërisë së Ramës dhe pamundësimit të rotacionit politik .
Gjej rastin t’i ftoj të gjithë vëllezërit tanë emigrantë kudo ndodhen, që të nxitojnë që të regjistrohen, që të mos humbasin këtë mundësi historike për të kontribuar për rivendosjen e vendit të tyre në shinat e Kushtetutës, për rikthimin e lirisë, të demokracisë dhe të llogaridhënies dhe në këtë menyrë i hapet rruga dhe riintegrimit të tyre në Atdheun e tyre.
Edhe njëherë suksese protestës tuaj dhe mirënjohje për patriotizmit tuaj dhe për gjithçka që ju bëni për triumfin e demokracisë në vendin tonë”, tha Meta në audiomesazh.
Fraksion.com