AktualitetPolitikëTë fundit

“Presidenti Trump i ka prerë kokën gjarprit Soros në Uashington”, Berisha: Askush nuk fiton më shumë nga kjo se shqiptarët!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një fjalim energjik përpara mbështetësve të tij, ka theksuar ndikimin e politikave ndërkombëtare të presidentit Donald Trump, duke deklaruar se “presidenti Trump i ka prerë kokën gjarprit Soros në Uashington”. Ai e përshkroi këtë zhvillim si një moment historik për shqiptarët, duke theksuar se Shqipëria ishte shndërruar në “kopshtin eksperimental të Sorosit”.

Berisha shtoi se era e “desorosizimit” është duke u përhapur në të gjithë botën dhe se shqiptarët do të jenë ata që do të përfitojnë më shumë nga kjo ndryshim.

Era e desorosizimit, flladi i tij nga Uashingtoni po fryn në gjithë botën! Ju garantoj se nuk fiton kush më shumë nga kjo se shqiptarët, pasi u shndërruan në kopshtin eksperimental të Sorosit,” tha Berisha, duke theksuar se ky është një moment i rëndësishëm për shqiptarët dhe një mundësi për të rifituar identitetin e tyre kombëtar.

Berisha vazhdoi me thirrjen e tij për një Shqipëri më të fortë dhe më të drejtë, duke theksuar se PD-ja ka një program për “desorosifikimin” e vendit, për vendosjen në piedestal të vlerave familjare, interesit kombëtar dhe besimit te Zoti. Ai e përshkroi këtë betejë si një angazhim për fitoren e thellë të opozitës shqiptare më 11 maj, duke ftuar qytetarët që të bashkohen për të siguruar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.

“Shqipërinë e bëjnë shqiptarët patriotë, atdhetarë! Ndaj, ne vazhdojmë betejën tonë në çdo derë, në çdo mendje dhe zemër për fitoren e thellë dhe përfundimtare në 11 maj,” përfundoi Berisha.

 

Fraksion.com