AktualitetPolitikëTë fundit

Lëndime në fytyrë, sy dhe duar/ 3 policët e dëmtuar gjatë protestës dërgohen në spital, si paraqitet gjendja e tyre

Tre efektivë të policisë u lënduan gjatë protestës së sotme të opozitës para Kryeministrisë pasi disa prej mbështetësve të PD hodhën kapsolla drejt godinës. Sipas raportimit të gazetarit të News24, Igli Çelmeta, tre efektivët janë dërguar në spital pasi kanë pësuar lëndime të lehta.

Mësohet se një prej efektivëve ka pësuar lëndime në fytyrë, një tjetër në sy dhe tjetri në duar. Një prej efektivëve të lënduar është grua, punonjëse e Policisë së Shtetit e vendosur në kordonin para protestuesve.

Sakaq, gjendja e tyre nuk paraqitet e rrezikshme, ndërsa opozita përfundoi protestën e saj me mbarimin e fjalës së kryedemokratit Sali Berisha.

 

Fraksion.com