Berisha niset menjëherë drejt aeroportit pas fjalimit në protestë, nesër takim me shqiptarët në Romë
Kryetari i Partisë Demokratike i është drejtuar menjëherë aeroportit “Nënë Tereza” pas përfundimit të fjalës së tij në protestën e thirrur nga opozita para Kryeministrisë.
Me të përfunduar fjalën e tij, u deklarua për pjesëmarrësit në protestë se kryedemokrati do të fluturojë drejt Romës për të zhvilluar ditën e nesërme një takim elektoral me shqiptarët në kryeqytetin italian.
Ky do të jetë edhe takimi i parë qe Berisha zhvillon fizikisht me shqiptarët në diasporë, ndërsa disa ditë më parë ai udhëtoi drejt Gjermanisë ku mori pjesë në Kongresin e 37-të të CDU-së.
Fraksion.com