AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha: Historia e deshi të rrëzojmë dy diktatura!

Pas një kohe relativisht të gjatë, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u ngjit në podium përballë protestuesve që sot janë mbledhur para Kryeministrisë. Fjalën e tij e nisi me përulje dhe “falenderim vëllazëror” për të gjithë ata që i janë bashkuar opozitës.

“Nga hiri u ngritëm si feniksi”, tha Berisha, njëjtë si dikur…

Ai shtoi se asgjë nuk e mposht këtë forcë politike, duke theksuar se historia e deshi “të rrëzojë dy diktatura”.

“Jemi më të vendosur se kurrë! Historia e deshi që ne të jemi e vetmja forcë politike që përmbys dy diktaktura njëra pas tjetrës, atë staliniste dhe të bastardit komunist Edi Ramës. Ne gjithçka meritojmë me betejën tonë. Rroftë Partia Demokratike! Nderim qëndrestarëve opozitarë! Ne arritëm të bëjmë pluhur, të shembim ëndrrën e pasardhësit të xhelatit komunist, që firmosi varjen e Havzi Nelës në litar, Edi Ramës dhe monstrës së njerëzimit George Soros.”

Ish-deputetin Ervin Salianji e cilësoi “martir të gjallë të fjalës së lirë” dhe tha se pavarësisht përpjekjeve “asgjë nuk i tremb opozitarët”.

“Martiri i gjallë i fjalës së lirë u burgos sepse u përball dhëmbë për dhëmbë me klanin mafioz më të rrezikshëm të Shqipërisë, Ballkanit e Europës. Klani Rama-Xhafa! Menduan se do të na trembnin! Por gabuan rëndë, jam ku e kemi prijësin tonë Skënderbeun 200 metra më tutje. Të harrojë kush se mund të trembet populli opozitar, i lirisë”, deklaroi Berisha..

 

Fraksion.com