AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha: Dosja McGonigal arkivol i hapur për kryeministrin

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në fjalën e tij përpara mbështetësve demokratë deklaroi se “dosja McGonigal është një arkivol i hapur për kryeministrin Edi Rama”.

Berisha tha se “Rama do përfundojë atje ku sot është McGonigal”, duke nënkuptuar burgun. Më tej, Berisha theksoi se pas zgjedhjeve “do ta paketojë Ramën”.

Sali Berisha: Arben Ahmetaj faktoi se Edi Rama i ka duart e tij të zeza në aferën e Porto Romanos dhe se është udhëheqësi i të gjitha bandave në Shqipëri.
Lubi Balluku, Lubi Loti, administron për llogari të Edi Ramës 12 miliardë euro dhe dëmet e saj shkojnë më shumë se dëmet e tërmetit. Pra, miq, të gjitha këto janë shkaku pse jemi ne sot këtu. Për t’u thënë shqiptarëve dhe mbarë botës se ne nuk pajtohemi kurrë me këtë hajdut që historia e Shqipërisë nuk ka njohur kurrë të tillë.

Miqtë e mi, dosja McGonigal është arkivoli i hapur i Edi Ramës. Çdo natë, në dy muajt e fundit, ai në ëndërr i del ishulli Riker. Atje do përfundojë, tek McGonigali. Iu garantoj ju se pas zgjedhjeve do e paketoj, të bëjë dënimin më pas të kthehet.

Fraksion.com