“Asnjë rrogë nën 500 euro pas 11 majit”, Berisha: Nuk ndalojmë deri sa të kemi pensionet më të larta në rajon!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim të fuqishëm përpara protestuesve opozitarë, ku ka premtuar një seri masash për përmirësimin e kushteve të pensionistëve dhe punonjësve. Ai u ka drejtuar një mesazh të qartë pensionistëve të Shqipërisë, duke thënë se pas 11 majit asnjë pensionist nuk do të marrë më pak se 200 euro në muaj.
“Ne do t’iu kthejmë pensionistëve të gjithë TVSH-në e blerjeve ushqimore që bëjnë çdo vit, që është e barabartë me tre pensione. Edi Rama mund ta mbajë për vete bonusin e mashtrimit, por ne do t’u sigurojmë një mbështetje të vërtetë,” tha Berisha, duke nënvizuar se ata do të kenë mundësi të paguajnë çmime më të ulëta për shërbimet si ujë dhe drita.
Berisha gjithashtu ka premtuar rritje të pagave për punonjësit me rroga të ulëta, duke deklaruar se pas 11 majit rroga minimale në Shqipëri do të jetë 500 euro dhe rroga mesatare do të arrijë në 1200 euro. Ai theksoi se Partia Demokratike është e angazhuar për një politikë taksash të ulëta, për të mbështetur qytetarët dhe rritur nivelin e jetesës.
Fraksion.com