U padit nga Mirel Mërtiri, Ina Zhupa e “sfidon”: Qenka fyer nga akuzat e mia. Unë do të jem në gjykatë, po ti?
Deputetja demokrate Ina Zhupa, ka mbërritur këtë të premte (7 shkurt) në Gjykatën e Tiranës, ku po zhvillohet një seancë pasi ndaj saj, Mirel Mërtiri, ka bërë një padi për deklaratat lidhur me inceneratorin e Tiranës.
Ajo tha se nuk trembet nga padia, të cilën e cilësoi qesharake, ndërsa theksoi se çështjes do t’i shkojë deri në fund.
Gjithashtu, Zhupa uroi që Mërtiri, i cili është në kërkim, të shkojë në seancë, në mënyrë që policia të mund ta arrestojë.
Zhupa: Brenda natës Shara nga një shërbim publik, u kthye në shërbim privat. Qytetarët e Tiranës paguajnë 83 mijë euro në ditë për incenerimin e mbetjeve kur nuk ka incinerator.
Inceneratori i Tiranës është nën sekuestro dhe i është vendosur një administrator shqiptarë. Janë dëme në buxhet të shtetit, e kemi për detyrë t’i denoncojmë.
Kemi qenë me Belind Këllëçin në Sharrë, na kanë vënë nga pas punonjësit për të na ndjekur dhe intimiduar. Tani në sjellin në gjykatë.
Por nuk do të thotë se do tërhiqemi, sepse për aq kohë sa kemi marrë përsipër të ndjekim interesin qytetar, nuk trembemi nga këto padi qesharake.
Uroj që ta shoh sot Mërtirin në Gjykatë. Uroj të vij këtu që policia të ketë mundësi ta arrestojnë.
Gjyqi do të zhvillohet. Unë do të jem prezente sepse kam vënë fytyrën. Uroj që Mirel Mertiri të jetë po ashtu.
Fraksion.com