U gjet i pajetë në makinë, detaje nga vdekja e 25-vjeçarit, ja kë telefonoi para se…
Detaje te reja kanë dalë për vdekjen e Romario Brungës, i cili u gjet i pa jetë mbrëmjen e djeshme në automjetin e tij në Balldren.
Burime bëjnë me dije se 25 vjeçari kishte marrë një plumb në ballë e po ashtu ka pasur dermishtje (mbetje plumbi) në dorë. Burime bëjnë me dije se plumbi ishte në pozicion që nuk mund te shtinte pasagjeri.
Mësohet se 25-vjeçari ka telefonuar shokun e ngushtë dhe i ka thënë “kam një problem shumë të madh”. Ai ka telefonuar sërish, por nuk ia ka hapur më celularin. Më pas shoku e ka telefonuar, por i riu nuk është përgjigjur thirrjes.
Kujtojmë gjithashtu se pistoleta është gjetur brenda automjetit pranë trupit të pajetë të të riut. Nisur nga rrethanat paraprake dyshohet se bëhet fjalë për një vetëvrasje.
Përmes një njoftimi policia zyrtar tha se 25-vjeçari është gjetur i pajetë brenda automjetit të tij.
“Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje nga grupi hetimor, është gjetur brenda në automjet një armë zjarri, tip pistoletë, dhe një gëzhojë. Po nga veprimet e para, rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga armë zjarri.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje apo me vrasje”, bëri me dije policia.