AktualitetTë fundit

U gjet i pajetë brenda në makinë nga familjarët! Romario Brunga ishte martuar 7 muaj më parë, pista kryesore që po heton policia

Romario Brunga është 25-vjeçari, i cili u gjet i pajetë brenda automjetit të tij, ditën e djeshme në rrugën e vjetër të Balldrenit në Lezhë.

Burimet bëjnë me dije se 25-vjeçari fatkeq ishte martuar në gusht të vitit të kaluar. I riu u gjet nga familjarët e tij, ndërsa në dorë mbante një armë zjarri tip pistoletë.

Nga veprimet hetimore rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima kishte vetëm një plagë të shkaktuar nga pistoleta që mbante në dorë.

Gazetari Elidon Ndreka raporton se sipas grupit hetimor të ngritur nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 15:00, ndërsa trupi i pajetë është gjetur nga të afërmit dy orë më vonë.

Ndërkohë që vetëvrasja mbetet pista kryesore e hetimeve për ngjarjen e rëndë.

Romario u gjet brenda makinës i vrarë me një plumb, ndërsa arma me të cilën është qëlluar u gjet brenda automjetit të tij, e mbushur.

Ekspertiza paraprake tregon se automjeti nuk ka shenja të dëmtimeve të jashtme, dhe as viktima nuk ka pasur dëmtime të tjera në trup.

Pikërisht këto detaje kanë bërë që hetimet të përqendrohen kryesisht në pistën e vetëvrasjes, ndërsa policia po vijon të marrë në pyetje familjarët dhe të njohurit e tij për të zbuluar nëse 25-vjeçari kishte pasur konflikte apo probleme me persona të tjerë.

 

Fraksion.com