AktualitetLife Style

Rrugetimi i metejshem…

Nga Gen Nanaj

 

Kur erdha ne Frankfurt atekohe te larget, ishte si te filloje jeten ne çast, çdo gje ishte e re, e hapur ndaj kuriozitetit tim.

Qyteti i MainHatten me ftoi te miqesoheshim, ta njihja mire, te jetoja me të dhe nen të.

Kur u regjistrova si banor, me thane se isha i pari dhe i vetmi si shqiptar i Shqiperise ne statistike ate vit, nuk e dija per kete privileg por edhe nuk u ndjeva i vetmuar. Dhe nuk e pata te veshtire, gjuhen e dija pak a shume pa e njohur gjermanine, mosha ime e re ma lehtesoi komunikim me qytetin, me njerezit ne të, dhe e ndjeva se isha ne vendin e duhur per tu rritur njerezishem, me kultivoi te respektoja çdo gje, me dha hapsire te shikoja pertej provinces, te zbuloja realisht nje bote te tere.

Por qyteti dikur mu be i merzitshem, perçdo dite e njejta gje, karavane njerezisht qe hynin ne mengjes me makina, me trena, me turifare transporti dhe dilnin serisht ne darke, duke e perdorur qytetit vetem per pune, dhe me pas nuk mbetej asgje.

Une ndejta ne qytet, i’u bashkova uraganit te shkolles dhe te punes qe pushtonte çdo dite zyrat, shkollat, rruget, sheshet, dhe terhiqeshe vetem ne darke per te marre serisht fryme rrethinave.

Nga kjo vale e perditeshme rezymova se qyteti jetohet vetem kur je i ri, shijohet vetem kur ke nerva dhe ke nevoje per vrullin e levizshem, por jo me familje, jo kur deshiron paqen natyrale, jo kur ke nevoje te kthjellohesh e qetesohesh per egzistencen tende, jo per te gjetur ballancen midis koherave.

Ne qytet i provova te gjitha, nuk ka rrugice qe nuk e kam shkelur te pakten njehere, nuk ka lokacion qe nuk perjetova harene e mbremjeve te kendshme, nuk ka qoshe historike, apasionante, nevralgjike, te vjeter dhe te re, qe nuk ruajta per vete nje moment, qe nuk regjistrova nje çast te veçante, qe nuk eca dore per dore me njeriun, me ambjentin perreth.

Dhe ja ku jam, po ne ate qytet ku u rrita, besnik sot e 34 vjet – edhe pse rregullisht e tradhetova, i ikja, i rreshqisja portave te qytetit qe te nxirrnin horizonteve te natyres, tej fushave e maleve te botes se gjere, dhe shkoja gjer ne fund te rrugeve, gjer sa me rimerte serisht malli, per ate qytet, shtepine ku jetoj edhe sot.

Tanimë jam lodhur me qytetin, nuk e begenis me si me pare, nuk eshte i njejti sy, nuk ka kuriozitet më, nuk ka çfare te me ofroje, futem e dal si nje banor i vjeter sepse njerezit e panjohur jane shtuar, fytyrat, ngjyrat, kulturat kane ndryshuar, nuk degjon me as dialektin Hesse ne rruge, allahu ka hedhur rrenje, vallai-bilai ka depertuar thelle si komunikimi me i pershtatshem, vizualiteti, peisazhi, imazhet kane ndryshuar, nuk e gjej me vehten ne to… me duket dhe e ndjej thelle se qytetin tim më nuk e dua… nuk e konsumoj.

Të gjithe duam te mbyllim kapituj, ti lejme vend hapsirave te reja…

Kam vene re, se njeriu “vdes” i kontrolluar kur qendron ne nje cep, kur nuk ka me interes, kur nuk mbushet me me gjene e re. Andaj konkludoj se kam bere mire nje jete te tere qe kam eksploruar, kam lene nje dritare hapur ndaj botes se gjere. Kerkesa ndaj vetes, rrugetimi i metejshem, edhe nëse le mbrapa çdo gje qe njeh mire, qe eshte shtepia tere kohes, qe ka dhene siguri, qe nuk duhet te behet gjithsesi varr./ Marrë nga Facebbok i autorit

 

Fraksion.com