AktualitetPolitikëTë fundit

Prej 25 vitesh në Madrid, Rama: Erliri, menaxheri i një prej hoteleve më fantastikë

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Madrid për nënshkrimin e marrëveshjes për organizimin e Kongresit Botëror të Ligjit në Tiranë, në vitin 2027 u takua me të riun shqiptar, Erlirin, i cili është menaxher në hotelin ku u zhvillua ceremonia e marrëveshjes.

“Këtu në Madrid, në një mundësi të jashtëzakonshme me ajkën e njerëzve të botës së ligjit, të botës akademike e të botës politike, dhe shefi është nga Shqipëria”, u shpreh Rama.

Kryeministri informoi se Erliri ndodhet prej 25 vitesh në Madrid dhe menaxhon një prej hoteleve më fantastikë.

“Një përshëndetje të veçantë prindërve të Erlirit. Të jeni krenar për djalin tuaj, se këtu është vërtet si “mbreti” i Spanjës”, tha ai.

Kongresi Botëror i Ligjit që do të mbahet në Tiranë në vitin 2027, do të sjellë rreth 3 mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë vendeve të botës.

Fraksion.com