Mërgata e Kosovës voton për herë të parë në vendet ku jeton
“Për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës, do të organizohet votimi në përfaqësitë diplomatike, të cilat janë të vendosura në shtete të ndryshme të botës. Procesi i votimit do të zhvillohet në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Republikës së Kosovës, të vendosura në 19 shtete të ndryshme”, tha zëdhënësi Elezi.
Për të votuar jashtë Kosovës janë regjistruar rreth 105.000 shtetas, prej të cilëve 20.324 janë regjistruar për të votuar fizikisht në njërën nga 30 përfaqësitë diplomatike të. Rreth 17.000 shtetas të tjerë janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotime në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë. Ndërsa rreth 60,000 të tjerë për të dërguar pakon me fletëvotime në një nga kutitë postare të KQZ-së të hapura jashtë Kosovës.
KQZ, njoftoi se tashmë janë shtypur edhe fletëvotimet me një numër total prej 1.752.650 fletëvotime, numër ky më i vogël sesa numri i votuesve. Numri më i vogël i fletëvotimeve është për faktin që në të gjitha zgjedhjet e mëparshme dalja e qytetarëve në zgjedhje nuk ishte me shumë se 50% e votuesve me të drejtë vote.DW
Fraksion.com