AktualitetPolitikëTë fundit

Kongresi Botëror i Ligjit pas 2 vitesh në Tiranë, Rama nga Madridi: Sinjal i fortë besimi

Kryeministri Edi Rama u shpreh pasditen e sotme në konferencën për shtyp në Madrid para nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress Albania 2027”, Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027, që do të mbahet në Tiranë se ndihet mirënjohës për fjalët inkurajuese për betejën për të reformuar drejtësinë në Shqipëri e për ta bërë atë anëtare krenare në BE.

Rama theksoi se shteti i së drejtës është i vendosur njëherë e përgjithmonë.

“Fakti që Shqipëria do të mirëpres kongresin botëror të drejtësisë është shpërblimi më inkurajues për të gjitha përpjekjet dhe arritjet tona”, u shpreh Rama.

Po kështu, vuri në dukje ai, ky është një sinjal mjaft i fortë besimi që vjen me përgjegjësinë për të bërë më mirë dhe për të përfaqësuar një vend që vjen nga një e shkuar mjaft e vështirë.

“Por, përmes aleancave të duhura, partneriteteve dhe vizionit të duhur mund të tejkalojë edhe të shkuarën më të keqe dhe shkurajuese, kur vjen fjala kur vjen puna për të ndërtuar institucione të besueshme dhe për të garantuar që shteti i së drejtës të mos të jetë një fjalë në Kushtetutën tonë, por një mënyrë jetese, një mënyrë të të qenit bashkë në një shoqëri demokratike”, theksoi Kryeministri Rama.

“Do të bëjmë gjithçka që të jemi mikpritës të shkëlqyer, të mposhtim mikpritjen e Republikës Domenikane. Mund të jemi mbrapa në shumë gjëra, por meritojmë Kupën e Botës kur vjen puna te mikpritja”, u shpreh Rama.

“Të gjithë gazetarët kanë një ftesë për të qenë në Shqipëri, me premtimin se do doni të riktheheni dhe gjithçka keni dëgjuar, në ç’mënyrë të bukur të parët tuaj në Spanjë përdorin për të mirëpritur dhe trajtuar miqtë do ta gjeni aty”, u tha Rama medieve të pranishme.

“Nuk jemi aq të pasur sa të humbasim kujtesën dhe duam që t’i tregojmë që jemi mikpritës për këdo. Kjo nuk do të thotë se duhet të shpenzoni shumë, por jeni më të pasur se llogaria juaj dhe kështu do doja t’ju thosha faleminderit është vërtet nder dhe jemi të përulur që jemi këtu dhe të përfaqësojmë vendin tonë. Që na është treguar kaq kujdes, që takuam mbretin nga pikëpamja njerëzore është më e mira që mund të gjesh”, u shpreh Rama.

Kongresi Botëror i Ligjit 2027 do të sjellë rreth 3 mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë vendeve të botës në Tiranë.


Fraksion.com