AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha takim me aleatët: Ftoj çdo parti që ndjehet opozitare të na bashkohet

ryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me aleatët e Federatës së Bashkuar.

Gjatë takimi Berisha ftoi çdo parti që ndjehet opozitare që t’u bashkohet në atë që kryedemokrati e cilësoi si “front kundër së keqes”.

“Koha është për një front sa më të gjerë opozitar, ndaj dhe unë ftoj të gjitha forcat politike që e ndjejnë veten opozitë, e konsiderojnë veten opozitë, pavarësisht nga çdo kundërshti që mund të kenë njëri me tjetrin, të bashkohen në këtë front për t’u përballur me sukses me këtë të keqe që kemi përpara”, tha Berisha.

Sipas Berishës ky bashkim ka një rëndësi vendimtare.

“Ka prej tyre që kanë shumë vërejtje për këtë forcë apo atë forcë, kanë vërejtje për PD-në, normale janë këto, por problemi është se nuk ka rrugë tjetër përveç bashkimit për t’u përballur me këtë të keqe që kemi përpara. Dhe të gjitha variantet e tjera, vetëm sa pjesëtojnë fuqinë e opozitës”, tha Berisha më tej.

“Ka prej tyre që kanë shumë vërejtje për këtë forcë apo atë forcë, kanë vërejtje për PD-në, normale janë këto, por problemi është se nuk ka rrugë tjetër përveç bashkimit për t’u përballur me këtë të keqe që kemi përpara. Dhe të gjitha variantet e tjera, vetëm sa pjesëtojnë fuqinë e opozitës”, tha Berisha.

Berisha tha se “duhet të bëjmë gjithçka për regjistrimin e diasporës që të votojnë për të shkulur këtë të keqe”.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takim me aleatët

Fraksion.com