AktualitetPolitikëTë fundit

“Shqiptarëve ia mas pulsin çdo muaj edhe në mënyrë shkencore”, Rama: I rri mbi kokë punëve, nuk jam si shumë të tjerë që…

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se gjatë ë gjithë kohës i qëndron në kokë punës, duke u shprehur krenar që ka shkuar në çdo cep të Shqipërisë,

“Unë i bashkuar jam përditë me ata që ma thonë realitetin dhe me realitetin vetë. Jam shumë krenar që e kam bredhur Shqipërinë, më shumë se gjithë kryeministrat e tjerë. Ia njoh Shqipërisë të gjitha qytete, çdo kthesë të rrugëve. E di ku vjen vala e telefonit e ku ikën”, tha ai.

Kreu i qeverisë ka “thumbuar”, duke thënë se nuk është nga ata që nxjerrin bukën, por duke sharë e ofenduar.

“Plus kësaj, nuk mund t’i takoj të gjithë shqiptarët sepse është e pamundur. Por e ka arritur këtë shkenca sociale dhe politike, ka anketa për të pyetur popullin çfarë mendon. Ne bëjmë çdo muaj. Unë e mas pulsin e shqiptarëve çdo muaj edhe në mënyrë shkencore. I rri mbi kokë punëve sepse prandaj jam këtu. Nuk jam si shumë të tjerë që nxjerrin bukën duke sharë dhe ofenduar. Di të bëj edhe punë të tjera, por i ka dedikuar këtë pjesë të punës jetën time. Ja e sheh si janë ato ngjyrat atje mbrapa? Unë zgjohem i pari dhe fle i fundit”, tha ai.

 

Fraksion.com