AktualitetPolitikëTë fundit

“Të fala Ramës, unë jam i pakapshëm…”/ Shehaj përplaset live me Adriatik Lapaj: Financohesh nga paratë e pista!

Dy opozitarët Agron Shehaj dhe Adriatik Lapaj kanë nisur një “përplasje” virale ku nuk kanë munduar akuzat, vetëm pak muaj para zgjedhjeve për qeverinë e re.

Përmes një videomesazhi Shehaj akuzon Lapajn se bashkëpunon me qeverinë e Edi Ramës ndërsa shton se partia e tij nuk financohet nga para të pista.

“Adriatik, ne jemi shumë ndyshe. Unë nuk financohem nga paratë e pista Adriatik. Unë nuk kam marrë dot pronat e mia, jo më të përfitoj nga ish-pronarët që ju keni torturuar, gjykatës së korruptuar, avokatë sekserë.

Ti ke qenë dhe je pjesë e këtij sistemi Adriatik.

Unë jam si ata qindra mijëra shqiptarë që kanë vuajtur këtë shtet të korruptuar, këtë sistem të padrejtë, atë drejtësi të korruptuar ku ke ngrënë Adriatik. Kjo është diferenca mes teje dhe meje. Unë jam i pakapshëm. Të fala Ramës Adriatik”, shprehej Shehaj në Instagram.

Fraksion.com