AktualitetBota+Të fundit

“I nxora studentët e mi në korridor dhe filluam të vrapojmë”, mësuesja kujton momentin kur agresori hap zjarr në shkollë

Një mësuese ka përshkruar çastet e tmerrit kur një person hapi zjarr në shkollën ku po jepte mësim, në Orebro të Suedisë.

54-vjeçarja Maria Pegado tha se një person hapi derën e klasës pas pushimit të drekës dhe duke bërtitur, tha se të gjithë duhej të dilnin jashtë.

“I nxora të gjithë 15 studentët e mi në korridor dhe filluam të vrapojmë. Pastaj dëgjova dy të shtëna, por ia dolëm. Ishim afër hyrjes së shkollës. Pashë njerëz që tërhiqeshin zvarrë të plagosur. E kuptova se ishte shumë serioze”,tha ajo përmes një telefonate për BBC.

 


Fraksion.com