AktualitetPolitikëTë fundit

Gazment Bardhi viziton Departamentin e Shtetit, takim me të dërguarin për Ballkanin Perëndimor, Kasanof

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Departamentin Amerikan të Shtetit me zv/ndihmës sekretarin e shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor, Alexander “Sasha” Kasanof.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi thekson se SHBA mbetet aleati kyç i Shqipërisë, duke shtuar se shqiptarët janë me fat që kanë mbështetjen e saj.

“Gjatë vizitës në Washigton DC, së bashku  me një delegacion nga Kuvendi i Shqipërisë, zhvilluam një takim në Departamentin e Shtetit me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor z. Alexander “Sasha” Kasanof.

SHBA mbetet aleati ynë kyç dhe shqiptarët janë me fat që i kanë patur gjithmonë në krah. Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet ti qëndrojë standardeve të një vendi demokratik, duke nisur me garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE”, u shpreh Bardhi.

 

Fraksion.com