AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha takon Doris Pack dhe Elmar Brok gjatë vizitës në Gjermani (Foto)

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë foto nga takimet e tij me personalitete gjermane dhe europiane gjatë Kongresit të CDU-së në Gjermani.

foto galeri

Ndër figurat e njohura me të cilat është takuar, Berisha veçon Doris Pack, të cilën e quan një mike të shqiptarëve.

Ai ka zhvilluar një takim edhe me Elmar Brok, ish-Kryetar i Komisionit të Jashtëm, të Sigurisë dhe të Drejtave të Njeriut në Parlamentin Europian, duke e cilësuar atë si një mik të shquar, si personalisht ashtu edhe për Shqipërinë.

foto galeri

 

Fraksion.com