Presidenti Trump bisedon mbi tarifat me udhëheqësit meksikanë e kanadezë
Presidenti Trump njoftoi se kishte vendosur të pezullonte menjëherë për një muaj tarifat me Meksikën. Vendimi vjen pas një bisede që ai dhe Presidentja e Meksikës Claudia Sheinbaum zhvilluan sot.
Kjo e fundit njoftoi se Meksika do të vendosë menjëherë në kufi 10 mijë trupa të gardës kombëtare me synimin për ndalur trafikun e drogës drejt Shteteve të Bashkuara. Po sot Presidenti Donald Trump njoftoi se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin kanadez Justin Trudeau dhe se do të bisedonte me të sërish në orën 15:00 me orën lokale të Uashingtonit.
Më herët Shtëpia e Bardhë tha se kishte vënë re Meksika kishte treguar “seriozitet” për të zbatuar atë çka parashikon urdhri ekzekutiv i Presidentit Donald Trump lidhur me tarifat, ndërsa Kanadaja i ka “keqkuptuar” ato, duke e parë si një luftë tregtare, mes dy vendeve fqinje.
Vendimi i presidentit Trump mbi tarifat që hyjnë në fuqi të martën kanë nxitur një luftë tregtare që mund të dëmtojë rritjen ekonomike globale si dhe rritje të inflacionit.
Tregjet financiare në ‘Wall Street’ dhe në mbarë botën shënuan rënie nxitur nga vendimi mbi tarifat i Presidentit Donald Trump.
Fraksion.com