Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Berlin ku po merr pjesë në kongresin e 37 të CDU-së. Ish-kryeministri Berisha është takuar aty edhe me kandidatin e CDU-së në zgjedhjet e parakohshme të Gjermanisë, Friedrich Merz.

“Sot në Berlin, në Kongresin e 37-të të CDU. Kongresin e Fitores. Një shtrëngim i përzemërt duarsh me Kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë, njeriun më të fuqishëm të Europës, Friedrich Merz. 34 vite më parë, Kancelari Helmut Kohl do ishte Kryeministri i parë që do të takoja ne Bon! Ogur i bardhë për fitoren e opozitës”, shkruan Berisha, i cili ka shpërndarë edhe foto gjatë takimit me Merz.

Kreu i demokratëve, Sali Berisha ndodhet në Berlin ku po merr pjesë në Kongresin Elektoral të CDU-së, i ftuar si përfaqësues i opozitës shqiptare. Pjesë e delegacionit janë edhe deputetët, Tomor Alizoti e Albana Vokshi.

Kongresi mbledh liderët e partive anëtare të Partisë Popullore Evropiane, ku bën pjesë edhe Partia Demokratike e Shqipërisë. Kjo konventë vjen pak javë përpara zgjedhjeve të parakohshme në Gjermani, ku kandidati i CDU-së, Friedrich Merz shihet si pretendenti fitues në postin e kancelarit në elektoralet e 23 Shkurtit.

Gjatë paradites, Berisha është takuar Jurgen Hart, zëdhënës për politikën e jashtme në grupin parlamentar të CDU, ndërsa pritet të takohet dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të CDU.