Korçë, 62-vjeçari gjendet i pajetë në rrugë, pranë banesës së tij. Ja dyshimet e para
KORÇË
Një 62-vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen 4 të qytetit. Sipas informacioneve, viktima u gjet nga kalimtarë në rrugë, afër banesës së tij.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dhune në trup, ndërsa u dërgua në morgun e spitalit të Korçës për ekspertizën mjeko-ligjore.
Policia po kryen veprimet e mëtejshme lidhur me rastin.
Fraksion.com