“Opozita ka në krye një buf kënete”, Rama: Ne kemi në dorë të bëjmë atë që premtojmë. I japim Shqipërisë ulësen “Albania” në tryzën e Europës!
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar Rinor të PS-së e cilësoi opozitën e vendit një “llumë kënete”. Rama deklaroi se opozita ka në krye ‘bufin e kënetës’.
Kreu i qeverisë theksoi se vota për PS është e vetmja që sjell ndryshim. Ai deklaroi se PS do i japë Shqipërisë ulësen “Albania” në tryezën e Europës.
Edi Rama: Vota për ne është e vetmja votë për ndryshimin, vota për të tjerët është votë për zhgënjimin. Ne premtojmë atë që bëjmë dhe kemi në dorë të bëjmë atë që premtojmë. Ne kemi në dorë që të çojmë në vend amanetin e heronjve tanë, integrimin e Shqipërisë në BE, kemi në dorë të kemi ulëse me emrin Albania në tryezën e BE.
PS ka rritur prestigjin e Shqipërisë. Ne kemi zbardhur faqen e Shqipërisë në botë. Kjo opozitë ka në krye një buf kënete. Vota jonë ka në themel institucionet europiane të Shqipërisë. Me ne, asnjë fëmijë në Shqipëri nuk do ngelet pa akses në teknologji.
Fraksion.com