AktualitetPolitikëTë fundit

Meta: Nga politika nuk më përjashton dot as Rama, as Dumani dhe as Mc Gonigal

Partia e Lirisë ka zhvilluar sot Konventën e saj në sallën e mbledhjeve të Xhamisë së Namazgjasë, 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit dhe 100 ditë nga arrestimi i Ilir Metës, i akuzuar nga SPAK për 3 vepra penale.

Nga paraburgimi, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu drejtua për herë të parë mbështetësve të tij nëpërmjet një audiomesazhi ku shpalosi premtimet elektorale për zgjedhjet parlamentare.

Meta tha se Partia e Lirisë ka “5 prioritete kyçe, që nga ai për 4 milionë shqiptarë plus”.

“Ne do ta ndalojmë shpopullimin, duke ulur taksat dhe nënat me dy ose më shumë fëmijë, duke garantuar kredi për çifteve të reja. Do garantojmë transport falas për pensionistët. Do të mbështesim fermerët. Ne duam që Shqipëria të kthehet në fuqi prodhuese. Do të dhurojmë 20 mijë euro për çdo person që nis biznes të ri”, tha Meta.

Gjatë fjalës së tij Meta tha se “programi ynë social dhe ekonomik është tërësisht i aplikueshëm”.

Meta tha se është “marrë peng nga Rama-Dumani për të grabitur një mandat të katërt”.

“Qytetarët do i japin përgjigje kësaj bande, që po i lë pa atdhe. Metën nuk e përjashton dot nga politika, as Rama, as Dumani dhe as Mc Gonigal”, tha Meta.

Fraksion.com