AktualitetTë fundit

Lushnjë: E reja i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e sotme në Lushnjë.

Raportohet se një vajzë e re i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia e një pallati.

Sipas të dhënave paraprake ajo nuk ishte banore e pallatit ku vendosi t’i japë fund jetës.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, teksa ambulanca dhe akt-ekspertiza kanë vijuar me procesin e punës.

Trupi po dërgohet në morgun e Spitalit të Lushnjës. Nga ana tjetër blutë po vëzhgojnë kamerat e sigurisë.

 

Fraksion.com