AktualitetPolitikëTë fundit

“Jam rrëmbyer që të grabisin një mandat të katërt”, Meta nga burgu në Konventën e PL: Qytetarët t’i japin përgjigje kësaj bande

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një audio, ka dhënë mesazhin e tij nga burgu në Konventën e Partisë së Lirisë.

Meta në fjalën e tij tha se është rrëmbyer, që kryeministri Edi Rama të marrë një mandat të katërt. Ai kërkoi që qytetarët të rrëzojnë me votë qeverinë, të cilën e quajti “një bandë hajdutësh”.

Ilir Meta: Jam marrë peng nga Rama-Dumani për të grabitur një mandat të katërt. Qytetarët do i japin përgjigje kësaj bande, që po i lë pa atdhe. Partia e Lirisë ka 5 prioritete kyçe, që nga ai për 4 milionë shqiptarë plus. Ne do ta ndalojmë shpopullimin, duke ulur taksat dhe nënat me dy ose më shumë fëmijë, duke garantuar kredi për çifteve të reja. Do garantojmë transport falas për pensionistët. Do të mbështesim fermerët. Ne duam që Shqipëria të kthehet në fuqi prodhuese. Do të dhurojmë 20 mijë euro për çdo person që nis biznes të ri.  Programi ynë social dhe ekonomik është tërësisht i aplikueshëm.

 


Fraksion.com