Fedez thyen heshtjen pas skandalit të tradhtisë: Me Angelica-n u ndava para dasmës
Skandali mes Chiara Ferragni dhe Fedez po vazhdon të trondisë opinionin publik, pasi influencerja e njohur ka konfirmuar publikisht tradhtinë e ish-bashkëshortit të saj. Ajo theu heshtjen me një deklaratë të fortë në Instagram, duke zbuluar detaje tronditëse mbi pabesinë e Fedez.
Fillimisht, Fedez vendosi të mos reagonte, por më pas vendosi të thyejë heshtjen me një deklaratë të gjatë, ku mohoi pretendimet se kishte menduar të braktiste Chiara-n ditën e dasmës.
“Ideja që kam menduar të lija gruan time në ditën e martesës për të ikur në anën tjetër të Italisë është qesharake. E zgjodha Chiara-n me bindje, e desha, u martova me të pa asnjë hezitim dhe ndërtuam një familje bashkë. Pavarësisht ndasive tona, ajo do të jetë gjithmonë e rëndësishme për mua, sepse është nëna e fëmijëve të mi.”
Gjithsesi, ai pranoi se Angelica Montini kishte qenë pjesë e jetës së tij. Sipas tij, ata ishin njohur disa muaj para dasmës, por më pas ishin ndarë. Megjithatë, gjatë një periudhe të vështirë martesore, kur ai dhe Chiara po përpiqeshin të shpëtonin martesën e tyre pa sukses, ai u rikthye sërish në kontakt me Angelica-n.
“Ky skandal nuk po i ndihmon askujt”
Në deklaratën e tij, Fedez shpjegoi edhe se si lajmi për tradhtinë e tij u bë publik, duke fajësuar një moment dobësie. “Kur Angelica vendosi ta mbyllte përfundimisht marrëdhënien tonë, bëra një gabim të madh – i besova Fabrizio Coronës dhe një miku të përbashkët. Ishte një vendim i gabuar në një moment të brishtë, dhe tani po përballem me pasojat. Por refuzoj çdo teori konspirative apo pretendime për manipulim.”
Ai shtoi se kishte bërë disa përpjekje për të ndaluar përhapjen e këtij lajmi, por pa sukses. Po ashtu, theksoi se skandali po ndikon negativisht në jetën e të gjithëve: “Nuk kam qenë kurrë një shenjtor, por jeta jonë private nuk duhet të përdoret për të krijuar histori apo për të tërhequr vëmendjen. As Chiara-s, as mua, as askujt tjetër të përfshirë nuk po i shërben kjo histori.”
Largimi nga vëmendja publike
Në fund të deklaratës së tij, Fedez njoftoi se po largohet nga vëmendja publike për t’u fokusuar në veten dhe familjen e tij. “Kam bërë gabime, kam paguar për to dhe do të vazhdoj të paguaj. Por ndoshta kam mësuar diçka. Po largohem nga ky lloj ekspozimi – nuk ndihem më vetvetja në të (ndoshta asnjëherë nuk jam ndier). Tani, dua të fokusohem te vetja dhe fëmijët e mi. Pjesën tjetër ia lë atyre që jetojnë për këtë lloj spektakli.”
Një skandal që nuk po shuhet
Pavarësisht deklaratave të Fedez, ky skandal vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në Itali. Ndjekësit e Chiara Ferragni vijojnë t’i shprehin mbështetje asaj, duke e kthyer në një figurë edhe më të fuqishme në rrjetet sociale.
Ndërkohë, dokumentari “The Ferragnez”, i cili më parë ka treguar detaje nga jeta e çiftit, nuk ka mbuluar këto ngjarje të fundit, duke i lënë fansat në pritje të një rrëfimi të mëtejshëm nga vetë protagonistët.
Fraksion.com