Emigrantët kthehen nga Shqipëria për herë të tretë, Meloni kritikon gjyqësorin: Nëse doni të qevesni, hyni në politikë
Grupi i trete i emigranteve te mberritur nga Italia ne Shqipri po kthehen pas si pasoje e vendimeve gjyqesore.
Nderkohe qe për të tretën herë, përpjekja e Giorgia Melonit për të strehuar në Shqipëri emigrantët e paligjshëm në proces verifikimi të kërkesave për azil, u rrëzua dhe kryeministria italiane, duket vërtet e nxehur.
Pavarësisht kësaj megjithatë, Meloni nuk dëshiron që t`i japë opozitës kënaqësinë e mbylljes së qendrave në Shëngjin dhe Gjadër.
E bindur se qeveria që drejton është “në të drejtën e saj”, shefja e ekzekutivit italian duket e vendosur ta vazhdojë luftën, të cilën megjithatë nuk e ka vetëm me rivalët politikë.
Në fakt, shkopinjtë më të mëdha nën rrota, Melonit rezulton se po ia vendos gjyqësori. Tentativa e fundit e saj për të frenuar emigracionin e paligjshëm drejt Italisë përmes marrëveshjes së arritur me qeverinë shqiptare, goditjen e fundit e mori mbrëmjen e së premtes pasi Gjykata e Apelit në Romë, kundërshtoi mbajtjen në kampin e Gjadrit, të grupit të tretë të migrantëve të dërguar në Shqipëri tre ditë më parë.
U vendos që brenda 24 orësh, ata të transferoheshin sërish në Itali. Ashtu si dhe në dy rastet e mëparshme, në tetor dhe nëntor, Gjykata ka ngritur pikëpyetje mbi përfshirjen e Bangladeshit dhe Egjiptit, në listën e “vendeve të sigurta”, duke kërkuar që të pritet interpretimi për çështjen, nga Gjykata europiane e Drejtësisë, e cila do të duhet të shprehet më 25 shkurt.
“Nëse duan të qeverisin, atëherë le të kandidojnë. Vetëm se ka një problem. Nëse bëj unë një gabim, italianët do të më dërgojnë në shtëpi. Nëse ata bëjnë një gabim, askush nuk mund të bëjë apo të thotë asgjë.
Fraksion.com