AktualitetTë fundit

E rëndë në Tiranë, babai vret më thikë djalin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë ku 74- vjeçari Hekuran. Gj ka vrarë me thikë djalin e tij 37-vjeçarin Asim. Gj.

Sipas asaj që bën të ditur policia ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”.

Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj mëson se të dy kanë qenë në gjendje të dehur, teksa babai ka pranuar përpara policisë që e ka vrarë të birin dhe ritet të merret në pyetje për shkakun e sherrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 01.02.2025, rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, në banesë, shtetasi H. Gj., rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.

Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit  në Komisariat për veprime të metejshme.

 

Fraksion.com