“Të ndalojë shpopullimi i vendit”, Berisha zbardh takimin me deputetët britanikë: I informova për domosdoshmërinë e një përmbysje të madhe!
Kryetari i PD, Sali Berisha ka dhënë detaje lidhur me takimin që zhvilloi me katër deputetë konservatorë britanikë në selinë blu, një ditë më parë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-kryeministri tha se ka prezantuar te parlamentarët e Britanisë së Madhe programin që synon të transformojë Shqipërinë.
Postimi
Të dashur miq,
Dje pata kënaqësinë e vizitës në zyrë të deputetëve konservatorë britanikë z. Andrew Rosindell (ministër hije për Marrëdhëniet me Jashtë), z. Martin Vickers (kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar), znj. Philippa Broom anëtare e Bordit të Grave Konservatore, dhe z. Pierre Plumeajau, këshilltar.
I informova miqtë britanikë për vështirësitë e mëdha të krijuara nga keqqeverisja dhe ndjekja e një politike të ekstremit të majtë dhe ndikimit të Soros në vend, dhe domosdoshmërinë e një përmbysje të madhe që do çrrënjosë kalbëzimin e institucioneve, përdorimin e drejtësisë si armë kundër kundërshtarit politik, dhe do ndalojë shpopullimin e vendit.
Programi i Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme do të jetë transformues për Shqipërinë…
Mirëprita dëshirën dhe angazhimin e Partisë Konservatore britanike për të mbështetur PD në zgjedhjet e 11 Majit për luftën kundër narkoshtetit dhe rënien e tij.
U theksova se vota e diasporës, përfshirë atë në Britaninë e Madhe, do të jetë kyçe për këtë ndryshim në Shqipëri.
Fraksion.com