AktualitetPolitikëTë fundit

“Presim lajme shumë të mira nga Partia Republikane në SHBA”, Këlliçi: ‘Non grata’ e Berishës do të hiqet pa diskutim!

Në studion e News 24 ka qenë i ftuar drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, i cili përveç protestës së opozitës me 8 shkurt ka diskutuar edhe për heqjen e non-gratës së kreut të PD  Sali Berishës.

Ai theksoi se Partia Demokratike  aktualisht po pret lajme shumë të mira nga Partia Republikane në SHBA, ndërsa theksoi se administrata e re do të heqë ‘non-gratën’ e kreut të PD “pa diskutim”.

Këlliçi shtoi se opozita do të jetë më e fortë, dhe së bashku me qytetarët do fitojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Ne aktualisht po presim shumë lajme të mira nga Partia Republikane në SHBA për heqjen e non-gratës së kreut të PD. Opozita do të jetë më e fortë, dhe së bashku me qytetarët do fitojmë bindshëm në zgjedhjet parlamentare në 11 maj” përfundoi ai.

 

Fraksion.com