Partneri i Bernardit futet papritur në studio, ja çfarë i thotë
Ish-banori i Big Brother VIP 4, Bernard Hume, ishte i ftuar sot në studion e “Breaking” me Fiori Dardhën në Top News, ku ndau emocionet dhe eksperiencën e tij gjatë kohës që kaloi brenda shtëpisë së Vëllait të Madh.
Mes rrëfimeve të tij, Bernard theksoi se, nëse do të kishte qenë i lirë nga një lidhje, ai do të ishte tërhequr nga Laerti. “Them se do ishte Laerti, sepse është një njeri shumë simpatik, i artikuluar, shumë i zgjuar dhe di se çfarë flet, është shumë i mirësjellshëm dhe me shumë qytetari,”shprehet ai.
Pas kësaj deklarate, moderatoja Fiori Dardha ftoi partnerin e Bernardit, Enamin, për të komentuar fjalët e tij. Enami, duke i qeshur, falenderoi Top Channel për mundësinë që i dha Bernardit të ndante historinë e tij dhe falenderoi gjithashtu shqiptarët për mbështetjen e vazhdueshme.
Kur Fiori e pyeti nëse kishte ndjerë xhelozi për qëndrimin e Bernardit me Laertin, Enami reagoi me humor, duke thënë se “problemi i vetëm që kisha, ishte që bënte më shumë punë shtëpie në shtëpinë e Big Brother sesa në shtëpinë tonë.”
Në fund të intervistës, Enami i dërgoi një mesazh të ndjerë partnerit të tij: “Unë i kam thënë tashmë se sa shumë më ka munguar dhe jam shumë i lumtur që jemi sërish bashkë.”
Fraksion.con