Paris: Restaurim kapital në Louvre – Mona Lisa zhvendoset
Në Louvre rreth nëntë milionë vizitorë në vit
Muzeu më i frekuentuar në botë pas restaurimit kapital do të ketë edhe një hyrje të re, për të menaxhuar më mirë kalimin e masës së vizitorëve. Hyrja e tanishme nën piramidën me xhama do të rikonceptohet tërësisht duke iu ndryshuar funksioni në salla të reja. Përurimi i hyrjes së re parashikohet në vitin 2031. Për projektimin e hyrjes së re në fasadën lindore në fund të vitit 2025 do të shpallet një konkurs ndërkombëtar i arkitekturës, tha Macron. Për herë të fundit Louvre është rinovuar në vitet 1980, kur arkitekti Leoh Ming Pei konceptoi piramidën ikonike të xhamit për hyrjen e muzeut, e cila u përurua më 1989 në kohën e presidentit Francois Mitterand. Por kjo hyrje asokohe ishte planifikuar për një masë turistësh deri në katër milionë në vit. Aktualisht Louvre vizitohet nga nëntë milionë turistë në vit, tha Macron.
“Muzeu Louvre pjesë e një mesazhi, që Franca i jep botës”
Çmimet e biletave për vizitorët jashtë vendeve të BE-së do të rriten. Macron nuk i bëri të ditura kostot e projektit, që mund të arrijnë në disa qindra milionë euro. Por një pjesë e kostove pritet të mbulohen nga të ardhurat e vet muzeut Louvre prej rritjes së çmimit të biletave dhe donacioneve.
Duke filluar nga janari 2026 vizitorët jashtë vendeve të BE-së do të duhet të paguajnë më shumë. Se sa do të çmimi i ri i biletave, nuk është komunikuar ende. Afatgjatë pritet që numri i vizitorëve të arrijë në 12 milionë në vit, tha Macron.”Ky muze është pjesë e historisë së Francës, dhe është pjesë një mesazhi, që Franca i jep botës”. Ashtu si arkitektura dhe mjeshtëria e zejtarisë franceze ka rigjallëruar katedralen e Parisit Notre-Dame, duhet që edhe rilindja e Louvre të krijojë një akses të ri tek arti dhe historia e artit, deklaroi Macron. “Eshtë një etapë e re në jetën e kombit”, shtoi ai./dw
Fraksion.com