AktualitetTë fundit

Mashtronin të huajt për të investuar në bursa/ Arrestohet administratori i një Call-Centre në Tiranë, nën hetim 13 operatorë

Një 39-vjeçar është vënë në pranga, pasi administronte një call-center në Tiranë, që shërbente për të mashtruar të huajt përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive.

Gjithashtu janë vënë nën hetim dhe 13 operatorë, mes tyre dhe shtetas të huaj, teksa janë sekuestruar pajisje kompjuterike, aparate celulare dhe mjete pune që përmbanin të dhëna të ndryshme.

R. L., 39 vjeç administronte një subjekt të palicencuar, me aktivitet të padeklaruar në organet kompetente, në rrugën “Themistokli Gërmenji”, të cilin e kishin përshtatur si call center.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Fraksion.com