Gjenden dy turistët e humbur në malin e Taraboshit, Beci: Mirënjohje efektivëve të Shkodrës
Një turiste nga Gjermania dhe një shtetas nga Kosova me banim në Prishtinë kanë humbur kontaktet sot në malin e Taraboshit. Menjëherë pas marrjes së informacionit për humbjen e turistëve, grupi alpin i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës u vendosën në gatishmëri për gjendjen e dy turistëve të humbur.
Pas disa orësh kërkimi efektivët i kanë gjetur dy turistët në fshatin Zogaj përgjatë malit të Taraboshit, në gjendje të mirë shëndetësore.
Për ngjarjen ka reaguar edhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci që u shpreh se “forcat e policisë, së bashku me grupin alpin të FNSH-së, pas disa orësh kërkimesh arritën të gjejnë turistët në Zogaj, në Malin e Taraboshit, duke u ofruar ndihmë një turisteje nga Gjermania dhe një shtetasi nga Kosova, me banim në Prishtinë. Mirënjohje efektivëve të Shkodrës për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar”.
Dy turistët kanë marrë ndihmën e nevojshme dhe po transportohen në qytetin e Shkodrës.
Fraksion.com