Dosja “Partizani”, GJKKO nisi seancën për Berishën, Malltezin dhe tre të tjerët! Avokatët do të bëjnë mbrojtjen e të akuzuarve
Ka nisur në Gjykatën e Posaçme seanca paraprake për Sali Berishën dhe 4 të pandehurit e tjerë, në lidhje me dosjen “Partizani”.
Sot do të vijojnë sërish të japin argumentet e tyre avokatët e Jamambër Malltëzit, që ndodhet nën arrest shtëpie, më pas do të vijohet me mbrojtjen e biznesmenit Fatmir Beltashit,, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.
Po ashtu, argumentet e tyre do të lexohen edhe nga avokatët e dy shoqërive Homeplan shkp dhe Kontakt shpk.
Kjo seancë pritet të zgjasë deri në orën 16:00 kur të përfundojë orari zyrtar.
Ndërkohë, të pandehurit Berisha dhe Malltezi, nuk janë të pranishëm në seancë, por përfaqësohen nga avokatët e tyre mbrojtës.
Fraksion.com