Berisha anulon konferencën e parashikuar dhe niset drejt Gjermanisë: Kreu i PD merr pjesë në Kongresin Elektoral të CDU
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, niset sot drejt Gjermanisë ku do të marrë pjesë në Kongresin Elektoral të CDU-së në Gjermani, pas një ftese zyrtare si përfaqësues i opozitës shqiptare.
Kongresi mbledh liderët e partive anëtare të Partisë Popullore Evropiane, ku bën pjesë edhe Partia Demokratike e Shqipërisë.
Berisha ka marrë leje nga Prokuroria e Posaçme pas ndodhet nën masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.
Ndërkohë, një ditë pas protestës kombëtare të 8 shkurtit, më 9 shkurt, kreu i PD do të zhvillojë një takim me shqiptarët që jetojnë në Itali, takim që pritet të mbahet në Romë.
Fraksion.com