“Tha pasuesi im do të jetë shqiptar”, Rama kujton bisedat me Kryepeshkopin Janullatos: Më qante hallet e Kishës…
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në ceremoninë mortore të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Ai u shpreh se ka qenë dëshira e tij që pasuesi të jetë shqiptar, duke e konsideruar një gjë të tillë të mirëqenë.
Rama kujtoi edhe bisedat e bëra me Janullatos, ku ky i fundit i tregonte për problemet e Kishës.
“Me trupin që la këtu në tokën e Shqipërisë, do të varroset në këtë katedrale, siç e quajti, ngjallje njësoj siç kishte edhe vetë emrin e tij. Në këtë mbylljen e ciklin të kushtuar ngjalljes, duhet thënë se në përmasën e vetme që i interesonte atë të fesë, Anastasi erdhi mes nesh 33 vjet më parë si një prift, dhe ndahet nga mesi ynë si Anastasi i Shqipërisë.
Duhet pranuar se është vështirë shumë vështirë të gjendet në kujtesën tonë dikush i çfarëdo kombësie tjetër të jetë identifikuar me aq krenari dhe përkushtim me fjalë dhe vepra, sa Anastasi. E di që ka plot shqiptarë që nuk pajtohen me këtë që thash, por durim. Kishë e lirë në një shtet të lirë.
Pohimi i tij i dhënë për shtypin grek që tingëllon më shqip se vetë shqipja…
Tha pasuesi im do të jetë shqiptar, kam që në ‘63 që udhëtoj nëpër botë kam mësuar ta respektoj tjetrin ashtu siç është.
A do ta pranonin të drejtonin kishën e Greqisë një bullgar, e konsideroi të mirëqenë që duhet shqiptarë në vendin tonë.
Ne nuk shkuam për të bërë koloni, por Kishë Autoqefale. Ajo është një nga 14 kishat Ortodokse Qefale të botës, e mbyll fjalën e tij Kryepeshkopi ynë. Më kujtohet kur flisnin dhe më qante hallet e kishës… Çfarë njeriu dhe pajtuesi paqebërës. Çfarë greku në kombësi dhe çfarë shqiptari në shtetësi”, deklaroi Rama.
Fraksion.com