“Qëllohet për vdekje live në “TikTok””, refugjati irakian përdhosi Kuranin në Suedi
Salwan Momika, refugjati irakian që dogji dhe përdhosi Kuranin duke shkaktuar zemërim në të gjithë botën myslimane në vitin 2023, është qëlluar për vdekje në periferi të Stokholmit, raportojnë mediat suedeze.
Policia suedeze ka konfirmuar se një person është qëlluar për vdekje mbrëmë. Një gjykatë e Stokholmit do të shpallte sot vendimin e saj për Saluan Momika, i cili ishte në gjyq me akuzën e nxitjes së urrejtjes. Gjykata ka bërë të ditur se do ta shtyjë nxjerrjen e vendimit “sepse njëri nga të akuzuarit ka ndërruar jetë”. Miku i Momikës, Salwan Najem, i cili gjithashtu duhej të dilte në gjykatë për djegien e Kuranit, shkroi në Twitter këtë mëngjes: “Unë jam i radhës”.
Sipas Daily Mail, Momika u vra ndërsa ishte drejtpërdrejt në TikTok.
Pesë persona janë arrestuar në lidhje me vdekjen e Momikës, tha prokurori Rasmus Ohmann, i cili drejton hetimet.
Fraksion.com