AktualitetTë fundit

Përcillet për në banesën e fundit Kryepeshkopi Anastas, trupi i tij do të prehet në Kriptën e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”

Është përcjellë për në banesën e fundit trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anastas. Trupi i tij do të prehet në Kriptën e Katedrales ortodokse “Ngjallja e Krishtit”.

Kryepeshkopi Anastas ndërroi jetë më 25 janar 2025 në Athinë.  Më datë 28 janar, mbërriti në Tiranë trupi i pajetë i kryepeshkopit. Për dy ditë, në Katedralen “Ringjallja e Krishtit” në kryeqytet u mbajtën homazhe në nderim të figurës së tij, ndërsa sot më 30 janar iu dha lamtumira e fundit.

Personaliteti më i rëndësishëm i botës Ortodokse, Patriarku i Patriarkanës Ekumenike të Kostandinopojës, Tërëshënjtëria e tij, Bartolomeu, drejtoi meshën. Ndërkohë jashtë Katedralës kishte një numër shumë të madh qytetarësh dhe besimtarësh.

 

Fraksion.com