Gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka jep dorëheqjen nga dosja e “Toyota Auris”
Gjyqtarja e Posaçme Irena Gjoka jep dorëheqjen nga shqyrtimi i dosjes “Toyota Auris”, ku të pandehur janë marrë ish-kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka, ish-oficerja gjyqësore, Erjona Daupaj, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi.
Gjyqtarja ka shqyrtuar më herët çështjen e sekuestrimit të pasurive të Suel Çelës kreu i një organizate kriminale me bazë të gjerë dhe rezulton se kjo pika është një nga akuzat që rëndon ndaj të pandehurve.
Shorti elektronik ka përcaktuar gjyqtarin Erjon Çela për shqyrtimin e dosjes. “Toyota Auris” u pagëzua në këtë emër pasi në dy makina që vinin nga Belgjika u zbuluan 3.4 mln euro.
Pas një procesi të gjatë, për trafikimin e parave që dyshohet se rridhnin nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës u dënua vetëm një nga kushërinjtë Vladi. Paratë ndërkohë vijojnë të mbahen të sekuestruara./bw
Fraksion.com