E rëndë në Korçë! Pacienti tenton të djegë me benzinë veten dhe ambientet e dializës
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korçë, ku pacienti ka tentuar të vetëdigjet me benzinë në ambientet e shërbimit të dializës.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme teksa mbi 20 pacientë kanë qenë duke marrë shërbimin.
Kujtim Mero, pacient prej vitesh mësohet se ka hyrë me një shishe benzinë në dorë dhe ka kërcënuar se do t’i vinte flakën vetes dhe repartit ku ofrohet ky shërbim duke alarmuar pacientët e stafin.
Në momentin e ngjarjes ka qenë stafi mjekësor dhe disa pacientë por fatmirësisht pati një ndërhyrje të menjëhershme edhe të forcave të policisë të cilët bënë të mundur ndërhyrjen për të parandaluar një tragjedi.
Mero është shoqëruar në komisariatin e Korçës për veprime të mëtejshme proçeduriale .
Fraksion.com